Tërnava-shefit të EULEX-it: Rrugët në Graçanicë janë të bllokuara, s’është në rregull
Lexohet për: 1 min.
eulex-280623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit në Bashkësinë Islame priti sot shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Barbano gjatë vizitës theksoi rëndësinë e kësaj festë, duke uruar njëkohësisht edhe të gjithë qytetarët.

Pas urimeve, Tërnava dhe Barbano diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në veri të vendit, me ç’rast, Tërnava tha se në Kosovë s’mund të ketë dy ligje, dy kushtetuta.

“Duke pasur parasysh edhe specifikat që mund t’i kenë komunitetet, shembull sot është ditë Bajrami, ndërsa rrugët në Graçanicë janë të bllokuara. Nuk është në rregull”, tha Tërnava.

Lidhur me këtë, Barbano tha se EULEX-i do të luajë rolin e tij për të ofruar drejtësi dhe do të sigurojë që do të ketë trajtim të barabartë për të gjithë./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024