Tërmeti në Turqi, MPJD jep detaje për kosovarët që gjendeshin në zonat e rrezikut
Lexohet për: 2 min.
1a9a1da4-37fe-4a9f-8dfa-3509658ed0f3-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka informuar se shtetasit e Kosovës, me të cilët janë në kontakt dhe që gjendeshin në jug të Turqisë, janë të sigurt.

Sipas MPJD-së, nuk ka studentë nga Kosova që studiojnë në zonat e prekura nga tërmeti.

Ambasada e Kosovës në Ankara ka informuar se një familje nga Kosova që gjendet në epiqendrën e Gaziantep-it është në gjendje të mirë të shëndetësisë.

 “Familja është evakuuar në një sallë sportive për shkak të dëmeve në shtëpinë ku banonin. Ata kanë blerë bileta të autobusit për t'u kthyer në Kosovë”, ka bërë të ditur MPJD.

Një qytetare e Kosovës me shtetësi gjermane që gjendej gjatë tërmetit në Kahramanmarash është kthyer në Gjermani.

Ndërkaq, një vajzë me nënën e saj, të martën kanë kërkuar për tu kthyer në Kosovë, por kanë treguar se i kanë humbur dokumentet e udhëtimit.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, mbesin në komunikim me shtetasen në fjalë, për të parë opsionet e udhëtimit të saj për Stamboll dhe më pastaj për në Kosovë”, është bërë e ditur në njoftim.

Siç është bërë e ditur, Ambasada e Kosovës në Ankara është kontaktuar edhe nga një shtetas i Kosovës nga Gazientepi, i cili sipas MPJD-së, është larguar nga aty për në Stamboll e pastaj ka udhëtuar për në Prishtinë.

Ministria po ashtu, ka informuar se më 8 shkurt, ambasada ka marrë edhe një njoftim nga Gaziantepi, nga ku shtetasi dhe familja e tij janë shpëtuar pa lëndime dhe janë nisur për në Ankara.

Po ashtu, nga Gaziantepi në Ankara me aeroplan ka arritur edhe një shtetase e Kosovës, së cilës i është siguruar akomodim.

Sipas njoftmit, Ambasada e Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll do të vazhdojnë që edhe në ditët e ardhshme përmes kanaleve zyrtare dhe jozyrtare të hulumtojnë për shtetas të tjerë që eventualisht mund të jenë në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndryshe, më shumë se 19 mijë e 300 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024