Tentoi ta vriste me thikë, një muaj paraburgim për një person në Mitrovicë
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tentoi ta vriste me thikë, një muaj paraburgim për një person në Mitrovicë
PROKURORIA-MITROVICE1234
23/07/2026 - 17:10
Linku u kopjua

Një muaj paraburgim i është caktuar B.R.-së, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Masa është caktuar për periudhën nga 18 korriku deri më 18 gusht 2026, ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, rasti ka ndodhur më 18 korrik, kur i dyshuari B.R. dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjwve dhe prapa kraharorit.

Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe aktualisht ndodhet duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

B.R. është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit, është mbajtur në ndalim deri në vendimin e Gjykatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026