Tentim vrasjeje në Istog, dy persona theren me thikë, njëri në gjendje kritike
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tentim vrasjeje në Istog, dy persona theren me thikë, njëri në gjendje kritike
Prokuroria-Themelore-Peje1234
21/05/2026 - 18:07
Linku u kopjua

Një tentim vrasjeje ndodhi në ditën e sotme në Istog.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi njoftoi për KosovaPress se bëhet fjalë për therje me thikë. Sipas tij, një është në gjendje kritike, ndërsa tjetri mori trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut jetën.

“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, tha Nikçi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026