Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës, nuk u lejuan në Kuvendin e Shqipërisë
Lexohet për: 2 min.
topii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tetë deputetë opozitarë nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës. Top Channel mëson se deputetët e drejtuar në Kryesi për të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga Gazment Bardhi në orën 10:15, janë ndaluar nga Garda e Republikës.

Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në Kryesi, ndërkohë që po zhvillon mbledhjen online Komisioni i Ekonomisë ku po diskutohet Projektbuxheti i vitit 2024.

Deputetët qëndrojnë jashtë Kryesisë së Kuvendit, pas kangjellave, në përpjekje për të hyrë. Ndërkaq, Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit. Pak më vonë deputetët Nallbati, Noka, Salianji dhe Korreshi kanë hyrë nga dritarja e Kryesisë brenda mjediseve të Kuvendit.

Salianji i ka bërë thirrje Gardës të tërhiqet duke u shprehur: “Çfarë jeni ju, gangsterë?”

Për gazetarët, deputeti Ervin Salianji u shpreh se Kryesia e Kuvendit është rrethuar me autoblinda dhe me 300 gardistë, për t’i penguar deputetët e opozitës që të futen në mbledhje./Top chanel

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024