Ten Hag i ashpër me lojtarët: Janë jo profesional
Lexohet për: 2 min.
Ten Hag
1 vit më parë
Linku u kopjua

Erik ten Hag kritikoi paraqitjen e Manchester United kundër Liverpool duke e quajtur atë si "të papranueshme".

Holandezi pa që skuadra e tij u mposht 7-0 në “Anfield” pas një paraqitjeje tejet të dobët në shtëpinë e rivalëve të tyre të hidhur.

Mohamed Salah, Darëin Nunez dhe Cody Gakpo shënuan nga dy gola përpara se zëvendësuesi Roberto Firmino të realizojë të shtatin, përcjellë KosovaPress.

Duke reaguar me zemërim pas ndeshjes, Ten Hag tha se lojtarët e skuadrës së tij ishin jo profesional në fushë.

“Jam i befasuar sepse kam parë javët dhe muajt e fundit se ky ekip është elastik dhe ka një qëndrim fitues”, tha ai.

“Në pjesën e dytë nuk kishim fare qëndrim fitues. Nuk i përmbaheshim planit dhe nuk kryenim detyrat tona. Ne nuk ia dolëm në mbrojtje dhe ishte vërtet joprofesionale. Ne kemi parë në të kaluarën se mund të rikthehemi.”, shtoi ai.

“Pas Brentfordit dhe  Manchester Cityt, Kjo është padyshim një pengesë e fortë dhe është e papranueshme. Jam vërtet i zhgënjyer dhe i zemëruar për këtë.”, tha në fund ai.

Liverpool tani ka shtatë pikë prapa Unitedit, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp-it përpiqet të futet ndër katër më të mirat nga tani deri në fund të sezonit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025