Krerët e diplomacisë spanjolle, gjermane dhe franceze deklaruan sot në Paris se asnjë vendim për Ukrainën nuk mund të merret pa Kievin dhe pa pjesëmarrjen e Evropës.
Reagimet erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se ka arritur marrëveshje me homologun e tij rus Vladimir Putin për fillimin e menjëhershëm të negociatave për Ukrainën.
“Të braktisësh Ukrainën, të detyrosh Ukrainën të kapitullojë do të nënkuptojë vendosjen definitive të ligjit të më të fortëve dhe dërgimin e një ftese për të gjithë despotët dhe tiranët e planetit për të sulmuar fqinjin e tyre pa u ndëshkuar plotësisht”, tha ai.
Trump: Kam bërë marrëveshje me Putin, negociatat për Ukrainën fillojnë menjëherë • KosovaPress“Nuk ka asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën”, tha Baerbock, duke shtuar se Evropa duhet të mbetet e bashkuar.
"Ne po flasim për një vend sovran me një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Për më tepër, asgjë që prek sigurinë evropiane - dhe agresioni rus kundër Ukrainës kërcënon drejtpërdrejt sigurinë evropiane - nuk mund të vendoset pa Evropën. “Bota nuk është xhungël. Ne kemi një rend botëror të bazuar në Kartën e OKB-së që ka funksionuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore për të mirën e të gjithëve,” tha kreu i diplomacisë spanjolle.