Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
5 orë më parë
Linku u kopjua

Shtëpia e Bardhë publikoi sot foto të disa personave që hipnin në aeroplan ushtarak, duke thënë se "fluturimet e dëbimit kanë filluar".

"Fluturimet e dëbimit kanë filluar," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt në X, duke iu referuar atyre që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.

“Presidenti Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën: nëse hyni ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballeni me pasoja të rënda”, tha ajo duke mos dhënë më shumë informacione për personat e larguar.

Agjentët amerikanë të imigracionit arrestuan dje mbi 500 migrantë pa dokumente, të cilët dyshohet se kërkoheshin për krime të ndryshme në SHBA.

Duke cituar shifra nga Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave të SHBA-së (ICE), Shtëpia e Bardhë njoftoi në rrjetin X, se 538 arrestime dhe 373 të ndaluar u bënë në disa qytete të SHBA-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025