Marc Ghorayeb konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban në një intervistë për Top Channel, tregoi se në burgjet e Sirisë aktualisht janë 8 shtetas shqiptarë ish luftëtarë të ISIS.
Sipas tij, dy të tjerë janë ndarë nga jeta tek sa mbaheshin në burgun Shaddadi.
Ata janë nga qyteti i Shkodrës të larguar për t’ju bashkuar ish Shtetit Islamik në 2013-tën.
Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 2023 ata kanë telefonuar njërin prej dy kandidatëve duke i shprehur dëshirën e rikthimit në atdhe e votuar për të.
Kjo ka frenuar dëshirën e tyre për tu rikthyer në atdhe, megjithatë ka zbuluar ekzistencën e tyre të panjohur në Siri deri atë moment.
Të njëjtat burime tregojnë se autoritet lokale të inteligjencës, janë vënë në dijeni të kësaj bisede ardhur nga Siria në telefonin e kandidatit për kryetar bashkie.
Është zbuluar tashmë identiteti i tyre dhe njerëzit që i ndihmuan për tu futur ilegalisht nga Turqia në Siri.
Të paktën 150 shtetas shqiptarë, burra gra dhe fëmijë iu bashkuan ish Shtetit Islamik.
Ata luftuan për Shtetin Islamik nën komandën e Lavdrim Muhaxherit me origjinë nga Kaçaniku, një ish i punësuar nga NATO në Kosovë përpara vajtjes në Siri. Vetë Muhaxheri do të martohej në Siri me një grua nga Tirana pasi iu vra bashkëshorti me të cilën ka edh dy fëmijë tashmë të riatdhesuar në Shqipëri.
Muhaxheri do të vritej më 8 Qershor 2017 nga një sulm ajror i forcave amerikane.