Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se provimi i maturës shtetërore do të mbahet të shtunën e 24 qershorit.
Ministria ka deklaruar se i ka realizuar të gjitha përgatitjet për organizmin e këtij provimi duke theksuar se në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës. Ndërsa ka bërë të ditur se në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë.
“Këtë vit, në sallën e testimit (klasat) përveç administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës (student absolvent ose të nivelit master). Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit”, ka deklaruar MAShTI.
Mediat do të mund të filmojnë në çdo qendër të votimit vetëm para fillimit të provimit të maturës.
MAShTI ka bërë të ditur se rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 3 korrik.