Të shtëna në një aheng familjar në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Të shtëna në një aheng familjar në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
1 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:00, kanë pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Mati, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar I, S, i cili kishte shtënë në një aheng familjar.

“Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore. Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri,  përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie”, tha Ahmeti për KosovaPress.  

Ahmeti ka apeluar të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024