Të pamjaftueshme votat për ta hequr nga rendi i ditës Planin Rregullues për “Kalabrinë”
Lexohet për: 2 min.
kuvendi komunal i Prishtines
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tre përfaqësuesit e partive opozitare të kuvendit të komunës së Prishtinës, Gëzim Sveçla nga Vetëvendosje, Sami Boroci nga AKR, dhe Bahri Gashi nga AAK kanë propozuar që të hiqen nga rendi ditës  Propozim vendimi për anulimin e vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”,  si dhe propozim-vendimi për anulimin e vendimet për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të pjesërishëm të bllokut urban “D2”, në kuadër të planit rregullues “Arbëria 3”.

Por që propozimet e tyre nuk morën shumicën e votave në këtë mbledhje të kuvendit, 21 vota për dhe 22 vota kundër, dhe kështu mbetët që këto pika të rendit të ditës të shqyrtohen sot në seancën e mbledhjes së kuvendit të komunës së Prishtinës. 

Derisa banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë  po vazhdojnë të protestojnë para komunës që nga mëngjesi sotëm për kundërshtuar shfuqizimin e planit për lagjen e tyre.

Të njëjtit kishin protestuar ditë më parë edhe para objektit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI). Ministri i kësaj të fundit, Liburn Aliu reagoi duke thënë se shqetësimet e banorëve do t’i trajtojnë me prioritet.

https://kosovapress.com/admin/ministri-aliu-thote-se-shqetesimet-e-banoreve-te-lagjes-kalabria-per-planin-rregullues-po-i-trajtojne-me-prioritet/
https://kosovapress.com/admin/banoret-kerkojne-nga-mmphi-te-mos-ta-shfuqizoje-planin-rregullues-per-kalabrine/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025