Të paktën dy të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Kiev
Lexohet për: 1 min.
Untitled
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Kievit, Vitaly Klitschko tha se dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos në sulmin e fundit ajror rus në qytet. Ai gjithashtu thotë se disa ndërtesa u dogjën nga rrënojat.

Dy personat e vrarë ishin burra dhe u gjetën në një ndërtesë jo-rezidenciale në lagjen Shevchenkivskyi, shton Klitschko, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Më shumë se 20 raketa dhe dronë u "shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore" gjatë natës, shkroi Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit në Telegram, duke e përshkruar sulmin ajror si "më të fuqishmin" që ka goditur qytetin që nga pranvera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024