Të paktën katër persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur për shkak të përmbytjeve këtë fundjavë në jug të Zvicrës, sipas policisë lokale dhe mediave shtetërore zvicerane.
Tre persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në Luginën Maggia, njoftoi transmetuesi publik zviceran SRF.
Një kërkim është duke u zhvilluar edhe për një 52-vjeçar, i cili është zhdukur në fshatin Binn qe nga mbrëmja e së shtunës, shtoi policia në një deklaratë për shtyp të dielën.
Përmbytjet janë rezultat i rritjes së shpejt të nivelit të ujit të disa lumenjve, përfshirë Rhône, të shkaktuar nga stuhitë dhe shkrirja e borës, tha policia në njoftimin për shtyp të së dielës. Policia shtoi se përmbytjet kanë shkaktuar gjithashtu rrjedhje mbeturinash dhe mbyllje të shumta rrugësh.