Të paktën 351 civilë ukrainas të vrarë, thotë OKB
Lexohet për: 1 min.
FNFJVPyXoAEVEFj
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 351 civilë janë vrarë dhe 707 janë plagosur si rezultat i agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhjetë ditë më parë.

Megjithatë, agjencia pranon se numri ka të ngjarë të jetë "dukshëm më i lartë".

Ukraina pretendon se të paktën 2.000 civilë janë vrarë në luftë.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se "marrja e informacionit nga disa vende ku luftimet intensive kanë vazhduar u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit".

Shumë viktima mësohet se ka pasur në Volnovakha, ku evakuimet do të bëheshin gjatë një armëpushimi të përkohshëm sot.

Megjithatë, kjo u ndal papritur pasi granatimet vazhduan përgjatë korridorit humanitar, transmeton Sky News.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025