Të pakënaqur me pagat e shkurtit edhe sindikata e Themelores në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
Gjykata themelore
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është e shqetësuar me pagat e alokuara për muajin shkurt nga Qeveria e Kosovës respektivisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Kështu thuhet në komunikatën e Shoqatës Sindikale te Administratës se Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Shoqata Sindikale e kësaj gjykate është duke përcjellë dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shpreh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar nga ana e Qeveris së Republikës së Kosovës , Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficient si dhe ulje të pagave në disa pozita”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Kryetari i kësaj sindikate, Naim Rrustemi po ashtu ka thënë se në vazhdim do i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për t’i rishikuar gradimet dhe koeficientët e përcaktuar, sepse jo që nuk ka arritur paga të dinjitetshme siq pretendon Qeveria e Kosovës, por ka ulje të pagave në disa pozita.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024