Të martën një eklips total hënor në Amerikën e Veriut, Azinë, Australi e Paqësor
Lexohet për: 2 min.
eklips total hënor
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një eklips total hënor do të jetë i dukshëm të martën, më 8 nëntor në Amerikën e Veriut, në të gjithë Azinë, Australinë dhe pjesën tjetër të Paqësorit.

Në Amerikën e Veriut, ky fenomen do të jetë i dukshëm para agimit, dhe në zonën e Azisë, Australisë dhe Paqësorit në mbrëmjen e hershme.

Eklipsi do të zgjasë pothuajse një orë e gjysmë ndërsa Toka do të kalojë midis Hënës dhe Diellit.

E njohur edhe si Hëna e "përgjakshme", ajo do të shkëlqejë një ngjyrë të kuqërremtë-portokalli për shkak të lindjes së diellit ose perëndimit të diellit.

Në kulmin e eklipsit, Hëna do të jetë 390 653 kilometra larg, thonë shkencëtarët e NASA-s. Me kusht që qielli të jetë i pastër, eklipsi do të jetë i dukshëm përmes teleskopit.

Në të njëjtën kohë, planeti Urani do të jetë i dukshëm “vetëm një gisht në distancë” mbi Hënë dhe do të ngjajë me një yll të ndritshëm, shkruan “Daily Mail”.

Amerika e Jugut do të shohë një pjesë të eklipsit, ndërsa Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesa më e madhe e Evropës do të duhet të presin deri në vitin 2025.

Ky është eklipsi i dytë total i Hënës këtë vit, i pari ishte në maj dhe i tjetri pritet në vitin 2025. Ndërkohë do të ketë shumë eklipse të pjesshme hënore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024