Mbrëmë (e hëne) përfundoi festivali Beerfest Kosova 2024, ku për katër netë radhazi solli argëtim dhe atmosferë të jashtëzakonshme për mijëra vizitorë.
Në mesin e vizitorëve pati edhe turistë nga vende të ndryshme të botës të cilat sipas organizatoreve u mahnitën nga pritja dhe organizimi.
Gjatë këtyre netëve të festivalit për argëtimin e të pranishmëve u kujdesën disa bende dhe artistë të mirënjohur siç janë: Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillespie, Zëada, Haliband dhe Dj Biggby.
Sikurse edhe në edicionet e kaluara, Beerfest Kosova ju dha hapësirë edhe disa artistëve të rinj Redon Berani, Young Arti, Leyla, etj.
Përkrahësit e këtij edicioni ishin: Birra Lasko (Sponzor Gjeneral), Vuse (Sponzor i Arte), Artmotion, Golden Eagle, Prishtina Mall dhe Komuna e Prishtines.
Brende dhe kompani tjera qe e bene te mundur këtë edicion ishin edhe: Birra Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Krombacher, Paulaner, Becks pastaj 2U, Gekos, Crystal24, Senses dhe Pizza Crust.
Adhuruesit e futbollit qe ishin ne beerfest patën mundësinë të shohin edhe finalen e madhe te UEFA EURO 2024, mundësuar nga Transmetuesi Zyrtar ArtMotion.
Këtë edicion e veçoi skena gjigante, programi artistik i jashtezakonshem dhe organizimi i nivelit ma te larte!