Sot është shënuar 27-vjetori i Masakrës së Bukoshit, ku më 3 maj të vitit 1999, 25 civilë shqiptarë, burra dhe djem të moshave nga 5 deri në 85 vjeç, u ndanë dhunshëm nga kolona e familjeve të tyre dhe më pas u ekzekutuan nga forcat serbe pranë shkollës në Bukosh.
Në këtë përvjetor përkujtimor, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë janë mbledhur për të nderuar viktimat e kësaj masakre dhe për të kujtuar më të dashurit e tyre.
Ajo theksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin për drejtësi, duke vënë në pah se pa ndëshkimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë ecje përpara.
Po ashtu, u bë thirrje që institucionet e drejtësisë të intensifikojnë hetimet dhe ndjekjen penale të kriminelëve të luftës, përkundër vështirësive në bashkëpunim me Serbinë.“Krimi që ka ndodh në Bukosh, po edhe krimet që kanë ndodh në vendet e tjera—në Suharekë, Rahovec, Prizren dhe kudo qofshin në Kosovë—nuk janë thjesht krime lufte. Janë tendencë e pastër për gjenocid. Dhe këtë ka tentu Serbia të bëjë në Kosovë, ka tentu të bëjë gjenocid. Metodat që Serbia ka përdorur për të vrarë njerëzit për vetëm një arsye ose një ‘faj’ që ata kanë pasur: faji i tyre ka qenë që janë shqiptarë. Dhe këtë e tregon më së miri edhe Bukoshi, kur njerëzit janë marrë dhunshëm nga një kolonë, që po ashtu dhunshëm është krijuar për t’i larguar nga shtëpitë e tyre, dhe janë vendosur para një shkolle. Paramendojeni: para një shkolle, një objekti shkollor, një objekti arsimor, dhe janë ekzekutuar pamëshirshëm duke përfshirë edhe fëmijë, duke përfshirë edhe pleq. Unë nuk e di çfarë lloj faji mund të ketë një fëmijë pesëvjeçar për ta ekzekutuar në mënyrën qysh e ka ekzekutuar Serbia. Kështu që, neve na mbetet një—që mos t’i harrojmë kurrë, sepse kështu duke mos harruar, neve e ruajmë dinjitetin edhe të tyre edhe tonin. Por na mbetet që të bëjmë thirrje edhe drejtësisë që krimet serbe të vihen para drejtësisë, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.”, u shpreh Hoti.
Ai shtoi se pavarësisht arrestimeve të fundit, numri i të ndëshkuarve mbetet i vogël krahasuar me krimet e kryera, duke theksuar se drejtësia duhet të vazhdojë punën pa ndalur.