Të dhunshmit s’kursejnë as baballarë e vjehrra
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Të dhunshmit s’kursejnë as baballarë e vjehrra
Dy raste dhune ndaj prindërve, e një ndaj vjehrrës janë shënuar në listën e incidendeteve në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti i parë është ai që u paraqit rreth orës 21 të së enjtes në Kllokot, ku një person u arrestua me dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti tjetër, u regjistrua rreth orës 22:20 në Gjakovë, ku janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër, pasi që janë përfshirë në një rast dhunë në familje pasi njëri nga ta e kishte sulmuar babain. I njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Në procedurë të rregullt u lirua edhe një mashkull i arrestuar në veri të Mitrovicvës, për sulm ndaj një femre, e cila, sipas gazetës “Sinjali” është vjehrra e tij.
Raste të tjera, të dhunës në familje u shënuan edhe në rajoin e Prishtinës, ku një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i cili pastaj është larguar në drejtim të panjohur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar e konsultuar edhe prokurori.
Ndërsa në Graçaniuë, një grua u shoqërua në polici e më pas iu nënshtrua një kontrolli mjekësor, meqë dyshohet se për shkak të problemeve psikike, bën sjellje agresive dhe kanos anëtarët e familjes në mënyrë të përsëritur.