Taylor Swift, artistja e parë femër që ka arritur 100 milionë dëgjues në Spotify për një muaj
Lexohet për: 2 min.
Taylor
1 vit më parë
Linku u kopjua

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i turneut të artistes së njohur Taylor Swift ka shënuar një tjetër moment historik, duke lënë gjurmë në botën e muzikës.

Në një postim të bërë së fundmi nga llogaria zyrtare e Spotify në X (Twitter), këngëtarja siguroi vendin e saj duke u bërë artistja e parë femër në historinë e Spotify që magjeps 100 milionë dëgjues në harkun kohor prej një muaji.

Epërsia e Swift-it e lë atë vetëm pas The Weeknd i cili është artisti mashkull me 109 milionë dëgjues.

Dominimi i Taylor Swift vazhdon pasi ajo bëhet artistja e parë femër që kapërcen pragun e 100 milionë dëgjuesve mujorë të Spotify.

Ky lajm emocionues u zbulua përmes rrjeteve sociale të Spotify, me platformën që bënte të ditur lajmin se “Më 29 gusht, Taylor Swift u bë artistja e parë femër në historinë e Spotify që arriti 100 milionë dëgjues mujor”.

Aktualisht, The Weeknd mban pozicionin kryesor të lakmuar me mbi 110 milionë dëgjues mujorë në aplikacion. Ai kaloi shifrën e 100 milionëve, duke e shënuar emrin e tij në librat e rekordeve të Spotify në shkurt.

Lista vazhdon me Bad Bunny në numrin 3, duke grumbulluar 80 milionë dëgjues, i ndjekur nga afër nga Ed Sheeran me 77 milionë.

Momenti triumfues i Swift vjen pas publikimit të albumit të saj të tretë të ri-regjistruar, “Speak Now (Taylor’s Version),” në korrik.

Ky album u ngjit në vendin e parë, duke pushtuar Billboard.

Çuditërisht, “Speak Now (Taylor’s Version)” e bëri Swift gruan e parë që siguroi katër albume njëkohësisht në top 10 albumet e Billboard-it, duke e bërë atë të vetmen artiste të tretë në histori që ka arritur diçla të tillë./tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025