Tatimi në pronë, kryetarët e komunave kërkojnë takim me kryeministrin Kurti
Lexohet për: 2 min.
asociacion
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rritja e tatimit në pronë mbi 100 për qind dhe propozimi i Qeverisë për faljen deri në 100 euro për këtë taksë, janë ndër shqetësimet kryesore të kryetarëve të Komunave.

Për këtë qëllim, kryetarët kërkojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.  

Në njoftimin e Asociacionit, thuhet se për të adresuar temat, shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e Komunave të Kosovës, Kryetarët e Komunave kërkojnë takim me Qeverinë e Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/rritja-100-e-tatimit-profesori-bajra-do-te-thelloje-varferine/?__cf_chl_tk=LS.Og7H1DFKTMi.YL6TcËmËmAEGq3DD8nYëHYFyB6Xk-1682673023-0-gaNycGzND2U

“Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin:  1. Tatimi në pronë - Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit; 2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; 3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; 4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; 5. Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa locale”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se kjo kërkesë, në emër të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetari i AKK-së Agim Aliu është adresuar tek kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ku ka kërkuar një takim mes Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarëve të Komunave për të debatuar temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht Komunat e Republikës së Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/edhe-pak-dite-per-te-paguar-kestin-e-pare-te-tatimit-ne-prone/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024