Tani qarkullim normal i automjeteve në magjistralen Ferizaj – Gjilan në Dardani, ishte bllokuar pas shiut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tani qarkullim normal i automjeteve në magjistralen Ferizaj – Gjilan në Dardani, ishte bllokuar pas shiut
Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi se pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë e mundur heqja e ujit nga rruga dhe tani magjistralja Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.
"Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi", thuhet në njoftim.
Më herët, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, rruga magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasi e madhe e ujit, ishte bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.