Talenti kosovar çel koncertin për kitarë në Vjenë
Lexohet për: 1 min.
331524081_1210859256464011_5700854564839543052_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Koncerti i mbajtur mbrëmë në Vjenë Forum Gitarre Wien kishte në qendër të vëmendjes Diar Aliun, kitaristin e jashtëzakonshëm 18-vjeçar, nga Mitrovica.

Çelja e koncertit me interpretimin e Diar Aliut ishte tregues i aftësive të tij mjeshtërore në kitarë, ashtu sikurse pranimi në Universitetin e Arteve në Graz që nënvizon përkushtimin që ka ai ndaj profesionit.

Talenti nga Mitrovica tashmë ka një koleksion prej 17 çmimesh. Së bashku me kitarën e tij, ai ja ka dalë më së miri të kapërcejë kufijtë.

Një vit më parë ai fitoi çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “Forrum Gitarre Wien 2022”, një festival i kitarës klasike ndër më prestigjozët në Evropë.

“Ai përfaqëson potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve kosovarë”, thuhet në një postim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës.

Rrugëtimi i Diarit, që përfshin një dekadë punë dhe pjesëmarrje në gara të shumta evropiane, e vendosë emrin e Kosovës lartë në skenën globale. /ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025