Taksitë ilegal, priten gjoba më të mëdha e konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë
Lexohet për: 2 min.
Dushi-110524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në katër javët e fundit, kanë shqiptuar rreth 200 gjoba të taksit ilegal. Ndërkaq, përgjatë katër muajve të fundit, kanë shqiptuar rreth 500 gjoba.

Sa i përket shumës së gjobave të cilat variojnë nga 50 deri në 500 euro, drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Florian Dushi, shpreson që të ketë ndryshime në legjislacion dhe  gjobat për këtë lloj veprimtarie ilegale të ashpërsohen akoma më shumë.

Dushi për KosovaPress-in, ka thënë se gjobat janë shqiptuar ndaj taxi-ve të rregullt por pa leje të punës, autobusë që shpeshherë nuk respektojnë orarin e tyre dhe hyn nëpër qendër të qytetit për të arritur në destinacionet e tyre më lehtë, kombi-busa dhe gjithçka që inspektorati konsideron se janë duke funksionuar pa lejen e organeve kompetente të kryeqytetit.

Sipas tij, inflacioni ka përfshirë edhe këto gjoba, prandaj duket si të mos jenë të efektshme, për faktin se pavarësisht që inspektorati po shqipton gjoba, taxit ilegale, kombi-busët dhe autobusët po vazhdojnë veprimtarinë e tyre ilegale.

Ai ka shtuar se është në fazën e diskutimeve edhe konfiskimi i mjeteve, qoftë autobus, vetura apo kombi-busë për një periudhë më të gjatë kohore, e cila do të ndikojë pozitivisht në vënien në rend të kësaj problematike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024