Taksa e SHBA-ve ndaj Kosovës, do ta rëndoj edhe më shumë ekonominë tonë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
dhtikk
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan Donald Trump që t’i vendos eksporteve nga Kosova taksën prej 10%.

Në njoftimin e DhTIK, thuhet se ky vendim pritet ta godas edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejtë SHBA-ve ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit, raporton KosovaPress.

“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor 2024, eksportet tona ishin 3.5%, përderisa në muajin janar dhe shkurt 2025, ato ranë në 2.8, përkatësisht 2.5% në muajin shkurt të këtij viti”, thuhet në komunikatën e DhTIK.

Më tej thuhet se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka kohë që ka alarmuar për një vendim të tillë dhe ka kërkuar nga institucionet që të shfrytëzojnë kanalet diplomatike për të mos ndodhur ky vendim.

Gjithashtu, DhTIK i bënë thirrje qeverisë që t’u dalë në ndihmë bizneseve që atakohen nga ky vendim.

https://kosovapress.com/lista-e-detajuar-e-tarifave-te-trump-perfshihen-edhe-kosova-e-shqiperia

Për këto tarifa ka pasur reagime nga Bashkimi Evropian. Goditje të rëndë për ekonominë botërore po e konsideron presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave universale. Derisa ka thënë se do të prekin konsumatorët në mbarë botën, raporton KosovaPress.

Në një konferencë për media, Von der Leyen ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë kundërmasa nëse bisedimet me Uashingtonin dështojnë.

https://kosovapress.com/tarifat-e-trump-per-rajonin-me-e-goditura-serbia


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025