Rinis numërimi i votave për deputetë në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Ka rinisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”.
Si rrjedhojë e një incidenti, në këtë Qendër të Numërimit pati ndërprerje për disa minuta ku më pas ka rinis numërimi i votave, raporton KosovaPress.
Siç raporton ekipi i KosovaPress, janë liruar vëzhguesit, ai nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që u përfshinë në incidentin në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, pas dhënies së deklaratës për Policinë e Kosovës po në këtë objekt.
Tani procesi i numërimit po shkon sipas rregullave. Derisa në hyrje të kësaj qendre po qëndrojnë disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Procesi i numërimit do të vazhdojë deri në orën 12 pas mesnate.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orët e pasdites, ka filluar me procesin e numërimit të votave të subjekteve politike.