Takohen përfaqësues nga Dogana e Kosovës dhe ajo Shqipërisë, këto tema u diskutuan
Lajme
Lexohet për: 2 min.
llugaliu
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Përfaqësues nga Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë takuar sot për të diskutuar lidhur me çështje që lidhen me operacionet që kryejnë këto institucione.

Sipas njoftimit të Doganës ë Kosovës, drejtori Agron Llugaliu me ekipin e tij janë takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë, Genti Gazheli dhe delegacionin e tij.

“Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me operacionet efikase të zhdoganimit në portin e Durrësit, funksionimin e përbashkët në pikën kufitare Morinë/Vërmicë, si dhe u shkëmbyen informata mbi përparimin e zhvillimeve aktuale dhe projekteve që synojnë rritjen e efikasitetit për adresimin e ekonomisë joformale, mbrojtjen e shoqërisë dhe lehtësimin e tregtisë, sipas praktikave më të mira dhe në përputhje me acquis të BE-së”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u theksua se marrëveshjet për integrimin e sistemeve dhe bashkëpunimi për lehtësimin e tregtisë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, kursimet për ekonomitë dhe gjithashtu rritjen e konkurrueshmërisë së Portit të Durrësit.

“Një sukses i tillë është reflektuar si arritje e rëndësishme edhe në raportin e fundit të BE-së për vendin. Përfaqësuesit e Doganave të Shqipërisë informuan gjithashtu mbi fillimin e negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, duke ndarë informacione të rëndësishme me Doganën e Kosovës, që do të ndihmojnë në përgatitjet për këtë proces. Drejtorët e përgjithshëm ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të siguruar shkëmbim efikas të përvojave për përmirësimin e kapaciteteve doganore për sfidat e ardhshme”, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025