Takimi Kurti-Vuçiq, qindra media po qëndrojnë në Ohër (Foto-Video)
Lexohet për: 1 min.
335940930_1672723669808670_8540066818314738739_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qinda gazetarë nga Kosova, vendet e rajonit, si dhe  vendet e ndryshme botoërore po qëndrojnë në Ohër, aty ku edhe po vazhdon takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndermjetësimin e BE-së.

Mediat aktualish janë vendosur në një hapësirë të jashtme, ku edhe është vendosur një foltore, në të cilën pritet të flas pas takimit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkë me Borrellin, në Ohër është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në agjendë të takimeve është diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025