Tahiri zotohet se do të kërkoj llogari në Kuvend për raportin e “Reporterëve Pa Kufij”
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar raportin e "Reporterëve Pa Kufij" ku Kosova ka shënuar regres për 19 vende.

Tahiri ka thënë se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore.

"Ajo çfarë e bënë tejet shqetësuese luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik", ka thënë Tahiri.

Tahiri poashtu ka thënë se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që beson në demokraci.

“Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024