Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të dalin në dritë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të dalin në dritë
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arjan Tahiri ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Në një postim në Facebook ai përshkruan hyrjen në ambientet e paraburgimit në Hagë si një moment të rëndë dhe plot emocione.
“Pata nderin të takoj Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli, dy figura që në momentet më të vështira qëndruan në ballë të rrugëtimit tonë për liri. T’i shohësh sot prapa mureve të burgut, larg familjeve dhe vendit për të cilin sakrifikuan gjithçka, të prek thellë në shpirt”, shkroi ai.
Tahiri shton se në këto rrethana qëndrimi, dinjeteti dhe besimi i tyre mbetet i pathyeshëm dhe që historia e Kosovës është e lidhur ngushtë me sakrificën e tyre.
“Pata nderin të takoj Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli, dy figura që në momentet më të vështira qëndruan në ballë të rrugëtimit tonë për liri. T’i shohësh sot prapa mureve të burgut, larg familjeve dhe vendit për të cilin sakrifikuan gjithçka, të prek thellë në shpirt. Kosova nuk harron. E vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë”, shkruan Tahiri.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.