Tahiri: Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me modelin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës është cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.

Tahiri ka thënë se tri ligjet e sotme në Kuvend e godasin demokracinë dhe zërin e lirë.

"Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore duke krijuar pasiguri juridike dhe duke e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës", ka thënë Tahiri.

Reagimi i plotë:

Të ndalet shkatërrimi i shtetit

Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore duke krijuar pasiguri juridike dhe duke e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës.

Cilat janë disa nga problemet e tri Ligjeve:

1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës:

- Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjes së KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e  Kosovës.

- Kjo përbërje mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria.

- Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë.

2. Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM):

- Me projektligj ndryshon procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së, duke ia mundësuar VV-së kapjen e institucionit për gati 10 vjet dhe t'i shkarkojë lehtësisht, nëse nuk i binden partisë.

- Mediat online po tenton t'i regjistrojë, që të mund t'i dënojë me pare, kur nuk iu pëlqen ndonjë media, dhe kështu  t'i mbyllë.

- 3. Ligji ka shpik definicione që nuk ekzistojnë (BE-ja ka thënë kështu).

3. Ligji për Zyrtarët Publikë:

- 1 mijë e 600 pozita udhëheqëse në Administratën Shtetërore më këtë ligj u rrezikohet siguria juridike.

- Dmth ky ligj, në vend se të bëjë një reformë, e kthen prapa, ose me saktë, e shkatërron administratën tonë shtetërore.

- Propozimini i këtij ligji është në kundërshtim me një aktgjykim, që tashmë e ka marrë Gjykata Kushtetuese, është një moment i ri dhe negativ në praktikën e ligjbërjes në Kosovë.

- Politizimi dhe ndikimi partiak po shndërrohet në normë që pastaj vështirë se do të mundet të përmirësohet.

- Kjo duhet të ndalet, me këto tri Ligje vdes demokracia dhe shteti i së drejtës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024