Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se viti 2024 është vit zgjedhor.
Ai ka thënë se “sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj”.
“Viti 2024 është vit zgjedhor, për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve. Kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve”.
“Problem nuk është përcaktimi i zgjedhjeve të parakohshme apo të rregullta. Problem është që kjo qeveri është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe është duke e dëmtuar e rrafshin e brendshëm. Në veçanti, në varfërimin dhe në ekonominë e Kosovës, e cila është në rrafshin më të ulët në historinë e vet. Andaj, sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj”, ka thënë Tahiri.