Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti është dështimi më i madh historik i Kosovës. Sipas tij, ekzekutivi, por edhe mazhoranca në Kuvend kanë tradhtuar besimin e qytetarëve, pasi kanë dështuar të realizojnë projektet në të mirën e tyre.
Tahiri, në konferencë për medie të premten, pas përfundimit të sesionit pranveror të Kuvendit, tha se mazhoranca dështoi në përmbushjen e agjendës legjislative.
Duke folur për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, Tahiri tha se i njëjti është një skandal i rëndë diplomatik.
Sa i përket takimit të sotëm të ambasadorëve të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti dhe paralajmërimeve për hapjen e urës së Ibrit, ai tha se e njëjta është vetëm një simbolikë zgjedhore.