Tahiri: Mijëra familje nën presion nga shteti, po iu rëndohet gjendja me tatimin në pronë
Lexohet për: 2 min.
Besnik Tahiri I.H (4)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me afatin të cilin kjo ministri e ka përcaktuar për pagesën e tatimit në pronë.

Tahiri përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kjo qasje e qeverisë tregon se nuk i qajnë hallet e qytetarëve.

"Rikujtimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, se data 30 prill, është afati i fundit për pagesën e këstit të tatimit në pronë, me çmimin e papërballueshëm ka vendosur në presion mijëra familje. Qasja se 100 euro do të kompensohen me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Tatimin në Pronë, tregon se kjo qeveri nuk i kupton hallet e as pamundësitë e qytetarëve", ka shkruar Tahiri.

Ai i ka bërë thirrje ministrit të diskutojë me urgjencë me Komunat për këtë projektligj.

"Pagesa kaq e lartë, sot është e pa përballueshme, e pajustifikueshme. E nisën me fajësime të komunave, e vazhduan me gënjeshtra e po e mbyllin me presion. Edhe vetë projektligji, ka hasur gjerësisht kundërshtimin e komunave, në vend se të prodhohen zgjidhje, po normohen edhe më tepër rritje".

"Thërras ministrin të diskutojë me urgjencë me komunat këtë projektligj, ta sjell në Kuvend, e të ndalë presionin e ndëshkimeve në këtë kohë të çmimeve të papërballueshme. Të shihen zgjidhje për zgjerim të grumbullimit të tatimit. Sepse nuk mund t’u rëndohet barra atyre që po paguajnë plot fatura të dështimeve të institucioneve", është shprehur Tahiri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025