Tahiri: Ligji për Zyrtarët Publik i shkel të drejtat e njeriut
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencën për media të mbajtur sot u shpreh se Qeveria e Kosovës dje e ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë e këtë e ka bërë pa miratimin e BE-së e SIGMES.

Ai shtoi se janë të brengosur për miratimin e këtij ligji.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, përmes këtij ligji është duke e politizuar administratën e shtetit, e me 10 pikat që i paraqiti Tahiri tha se këtë projektligj AAK-ja e kundërshton.

Tahiri tha se përmes një procesi ligjor të synohet kapja e administratës së shtetit, ai tha se nuk do ta lejojnë këtë dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, ku  ka votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik. Ku në këtë mbledhje qeveria ka marr dy vendime. /A.Zogaj/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024