Tahiri: Inati në shpirt i ka hy kësaj qeverie
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Inati në shpirt i ka hy kësaj qeverie
gdfg
03/04/2026 - 14:08
Linku u kopjua

Kuvendi po vazhdon debatin parlamentar ku po diskutohet rritja e çmimit të naftës.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se janë të pavërteta kritikat e deputetëve të opozitës.

Ai tha se për tema serioze si këto, asnjëherë nuk flet të pavërteta. E më tej tha se “Qeverisë i ka hy inati në shpirt”.

“Unë nuk flas të pavërteta kur flas tema serioze, kjo është temë serioze. Në qoftë se për ju është hajgare, i keni veturat e juaja, pse nuk po e merrni një vendim të thjeshtë: veturat e juaja që i keni me i ekonomizu, 21 ministra edhe sa zëvendësministra 50, edhe 100 vetura me dal me thënë...Po ju pyes thjesht, pse nuk po e bëjmë këtë ekonomizim që me udhëzim administrativ ja shkruan sekretari i përgjithshëm kryeministrit prej sotit unë udhëtojë me një veturë, shembull po e marrë. Nuk ka vullnet o kolegë, këtu është tu hi inati në shpirt, inati në shpirt i ka hi kësaj qeverie, inati në ndarje e jashtëzakonshme le të vazhdojnë kështu por nuk e kanë me të drejtë”, u shpreh Tahiri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026