Tahiri i reagon Vetëvendosjes: I frikësohen kushtetutshmërisë, janë në panik
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes e cila nëpërmjet një deklarate tha se opozita ka mbetur pa alternativa dhe kështu po shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese për dërgimin e ligjeve atyje.
Tahiri lidhur me këtë ka shkruar se partia në pushtet, Vetëvendosje po frikësohet nga “kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”.
Ai shtoi se ‘Vetëvendosja, pasi ka dështuar në qeverisje në këto tri vjet, paska filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita’,
“Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve dhe nesër do t’i vërejmë edhe më qartë me ikjen masive të qytetarëve nga keqqeverisja e tyre.”, ka shkruar Tahiri.