Tahiri: Do të bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se do të mundohen me çdo gjë që ta ndalojnë rritjen e energjisë elektrike, siç ka paralajmëruar Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha sot se ky propozim është i panatyrshëm dhe në dëm të qytetarëve.

“Mendojmë se kjo rritje jo vetëm që është e plotësisht e panatyrshme, sepse në një anë shteti po  subvencionon energji e në anën tjetër prapë po e  rrit çmimin e energjisë këtu kemi një problem të madh, por e dimë që tash e dy vite strategjia për energji është sjell nëpër parlament dhe shihet se nuk ka vizion për energji...Ne jemi kundër do të jemi kundër dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur ta ndalojmë këtë rritje të energjisë”, tha ai.

Deputeti Tahiri teksa shprehu edhe njëherë mbështetjen për propozimin evropian,  tha se kanë kërkuar nga emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak që temat që  shkaktojnë probleme në rrafshin e brendshëm të trajtohen me kujdes.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së theksoi se më 23 mars, pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendi do të jetë debati parlamentar për punën 2-vjeçare të qeverisë Kurti II./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024