Tahiri: Dakordimi për shpërndarje të Kuvendit të arrihet deri më 30 maj
Lexohet për: 2 min.
tahiri-240524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri u ka bërë sot thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin kërkesën e PDK-së për shkuarje në zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës ka degraduar në pikën ku “me zor mund ta mbajë edhe tetë muaj” deri në zgjedhjet e rregullta.

Komentet e Tahirit vijnë pasi në mungesë të kuorumit ka dështuar seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje. Kjo seancë është ftuar me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i PDK-së ka thënë se mbështesin nismën e AAK-së për shpërndarjen e Kuvendit pasi Qeveria Kurti nuk mund të kalojë marrëveshjet ndërkombëtare pa opozitën, ndërkohë që nuk posedon as votat për miratim të projektligjeve me shumicë të thjeshtë.

Sipas tij, më e rëndësishme se mënyrë se si të shkojnë në zgjedhje janë zgjedhjet në vetvete dhe krijimi i një Qeverie të re, sepse kjo e nxjerrë Kosovën nga sanksionet, gjendja e rëndë ekonomike, nga kolapsi në shumë sektorë.

Deputeti i PDK-së ka paralajmëruar se për shpërndarjen e Kuvendit duhet të arrihet një dakordim deri më 30 maj, në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të reja në qershor ose korrik.

Ndryshe, debati parlamentar ka dështuar pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca bëri të ditur se të pranishëm në seancë kanë qenë vetëm 40 deputetë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024