Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në KiE vulos rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulos rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE.

Tahiri në një postim në Facebook ka folur edhe për arsyet pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni. 

"Tash e dy vjet të angazhimit tim në delegacionin e Kosovës si anëtar i disa komisioneve dhe pjesëmarrës në grupim politik, e them me përgjegjësi të plotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulos rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE. Gjatë kësaj kohe, bashkë me kolegë ishim aktivë në komunikim, diskutim dhe argumentim se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni", ka thënë Tahiri. 

Postimi i plotë: 

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE!

Tash e dy vite të angazhimit tim në delegacionin e Kosovës si anëtar i disa komisioneve dhe pjesëmarrës në grupim politik, e them me përgjegjësi të plotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE. Gjatë kësaj kohe, bashkë me kolegë ishim aktivë në komunikim, diskutim dhe argumentim se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni.

Gjatë kësaj vizite, diskutova në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, ku theksova se rrugëtimi i ndërtimit institucional të Kosovës dhe procesi i shtet-ndërtimit është unik, në vijë të plotë me standardet ndërkombëtare dhe modern pasi që sistemi politik dhe qeverisës është ndërtuar nga fillim shekulli 21.

Në Komitetin nga i cili vjen edhe raportuesja për përgatitjen e raportit statutor për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE, theksova se pavarësia jonë është e pakthyeshme, ashtu siç është edhe rruga jonë e integrimit euroatlantik. Theksin e vura edhe te nevoja që qytetarët e Kosovës të kanë qasje tek instrumentet e këtij institucioni, sidomos rreth çështjes së të drejtave të njeriut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024