Tahiri: AAK po punon që javën tjetër të ketë seancë të jashtëzakonshme për sigurimet shëndetësore
Lexohet për: 1 min.
Besnik Tahiri
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se po punojnë që javën e ardhshme të ketë seancë të jashtëzakonshme për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. 

Kështu ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. 

"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke punuar që të enjten e ardhshme, si pikë të parë të rendit të ditës, të kemi seancën e jashtëzakonshme për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. Kosova ka shumë probleme që kërkojnë të zgjidhen nga Kuvendi dhe Qeveria, por për vlerësimin tonë, një ndër pikat më problematike dhe që kërkojnë trajtim urgjent është sigurimi shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Andaj, kjo kauzë, shpresoj të gjej mbështetjen e të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që këtë ligj ta miratojmë deri në qershor të këtij viti", ka thënë Tahiri. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025