Studentët nga të gjitha universitetet shtetërore të Serbisë janë sot në Kragujevc, ku po mbahet protesta “Takohemi në Sretenje”.
Në orën 11:52 protestuesit mbajtën 15 minuta heshtjeje për 15 viktimat në Novi Sad.
Gjatë bllokadës, e cila do të zgjasë deri në orën 00.07 po organizohen aktivitete të shumta, nga ekspozita, aktivitete sportive e deri te grumbullimi i fondeve.
Një grup prej rreth 40 qytetarësh nga Kosova erdhën në tubimin në Kragujevc “Takohemi në Sretenje” të organizuar nga studentët. Energjia është e papërshkrueshme, theksojnë dhe mbështesin studentët, dhe të gjithë personat e tjerë që kanë përjetuar padrejtësi, shkruan N1.Bllokadat dhe protestat e studentëve në Serbisë shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku nga shembja e çatisë së hekurudhës mbetën të vdekur 15 persona dhe disa të tjerë u lënduan. Protestat më pas u përhapën në të gjithë Serbinë si pjesë e një lëvizjeje që kërkon përgjegjësi dhe drejtësi.
Presidenti Aleksandar Vuçiq ka akuzuar se pas protestave qëndrojnë shërbimet e huaja me qëllim për ta rrëzuar atë nga pushteti. Deri më tash dorëheqje ka dhënë kryeministri Millosh Vuçeviq, gjë e cila u pa si një strategji e Vuçiq për të fituar në kohë.