Tabela e Superligës pas 27 xhirove
Lexohet për: 1 min.
1-Superliga e Kosoves
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me ballafaqimet Drita-Drenica dhe Dukagjni-Ferizaj sot është kompletuar edhe xhiro e 27 e Superligës së Kosovës.

Drita ka rikthyer pozitën e parë pas fitores 3-0 ndaj skuadrës së fundit në renditjen tabelare, Drenicës duke e ruajtur kështu diferencën prej një pike me kampionin aktual Ballkani që po ashtu në këtë xhiro triumfoi duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0, raporton KosovaPress.

Prishtina ndërkohë po vazhdon të shkëlqejë nën urdhrat e trajnerit Debatik Curri tek sa mposhti Trepçën ’89 me rezultat 4-1.

Kjo është renditja tabelare pas 27 xhirove:

Drita 55 pikë

Ballkani 54

Gjilani 40

Prishtina 38

Llapi 36

Dukagjini 35

Malisheva 29

Trepça ’89  29

Ferizaj 28

Drenica 23

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024