Szunyog: Zhgënjyese që seanca e Kuvendit dështoi shkaku i mungesës së deputetëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se është zhgënjyes fakti se Kuvendi i Kosovës sot dështoi të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve.

Szunyog ka shkroi në Twitter se deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, “pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”.

Ndonëse, pritjet ishin që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovë të vazhdonte në 12:30, përsëri në mungesë të deputetëve u ndërprenë punimet deri në seancën e radhës.

Kjo seancë, e cila në rend dite kishte pika të papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars e prill ishte paraparë të niste në 10:00, por në mungesë të kuorumit u shty për 12:30.

E pas kthimit, kryekuvendari Glauk Konjufca tha se nuk ekziston mundësia të vazhdojë seanca dhe për mbajtjen e saj do të njoftojë.

“Prapë nuk ekziston mundësia me vazhdu kështu që iu lajmërojmë për seancën tjetër”, u shpreh Konjufca.

Paradite, Konjufca kritikoi deputetët për mosprezencë në seancë. Madje, ai u shpreh se me këto sjellje kjo legjislaturë nuk meriton të vazhdojë.

Ndër pikat që ishin paraparë të diskutoheshin në seancën e sotme ishin votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor etj./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/kuvendi-serish-pa-kuorum-nderpritet-seanca/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024