Szunyog: Reformat e energjisë, BE-ja ndihmon Kosovën me 75 milionë euro
Lexohet për: 2 min.
tomass
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë,  Tomas Szunyog ka mbajtur një takim me delegacionin e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë, ku është diskutuar për performancën e vendit tonë në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë.

Ambaasadori Szunyog ka shkruar në “X”,  se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme.

Ai ka theksuar se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë.

“Takova një delegacion të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, të udhëhequr nga drejtori i tij, për të diskutuar performancën e Kosovës në përputhje me Acquis (grup normash dhe standardesh ligjore) të Komunitetit të Energjisë. U vu në dukje se Plani i Rritjes ofron nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme. Ndërsa theksuam se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë përbërëse e Agjendës së Reformës së #Kosovës, ne diskutuam gjithashtu zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. Theksoi se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë”, ka shkruar Szunyog.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024