Szunyog kritikon ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë, ku deklaroi se nuk janë marrë parasysh komentet e BE-së.

Kështu u shpreh ai në konferencën me temën "Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Szunyog deklaroi se reforma në administratën publike është shtylla kryesore për anëtarësim në BE.

“Është me rëndësi që të kemi një administratë të pavarur. Shërbimet sociale siç janë ata me probleme të ndryshme, është një problem. Kosova është duke punuar në funksionalizimin e agjencive të pavarura por duhet të përshpejtohet. Kosova nuk ka marrë parasysh konventat e BE-së. Ngris edhe një herë zërin për Ligjin e ri për Zyrtarët Publik por edhe të Pagave, për fat të keq nuk janë parasysh komentet", deklaroi ai.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se janë të përkushtuar për një administratë efikase dhe llogaridhënëse.

“Qeveria jonë është e përkushtuar në depolitizim të administratës publike", përfundoi ai.

Edhe drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha Stublla tha se reforma është thelbësore për çdo shtet./Sh.Pajaziti/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024