Dominik Szoboszlai të dielën ka kompletuar transferimin e tij te Liverpooli.
Menjëherë pas zyrtarizismit, ai për faqen zyrtare të klubit, ku së pari zbuloi arsyen pse zgjodhi Liverpoolin.
Mesfushori më pas lavdëroi trajnerin e tij të ri, Jurgen Klopp të cilin e konsideron si njërin nga më të mirët në botë.
“Klopp është një nga trajnerët më të mirë në botë. Mënyra se si vepron pranë fushës sikur të luante me djemtë, më pëlqeu shumë. Gjithashtu, si ka bërë vitet e fundit, çfarë ka arritur me këtë klub. Kam qenë shumë i impresionuar. Mezi pres të punoj me të.”, vazhdoi ai.
“Jo një arsye e veçantë, por sigurisht që është një numër i madh, shumë lojtarë të mëdhenj e kishin këtë numër. Dhe gjithashtu kam një tatuazh nga Steven Gerrard, Kjo ishte gjithashtu një arsye pse zgjodha numrin tetë.”, tha në fund Dominik Szoboszlai.