Synimi i Interit dhe Tottenhamit, Albert Gudmundsson pranoi se ai mësoi për Genoan nga një kërkim i shpejtë në “Google” pak para fluturimit të tij për në Itali, dhe “flirtoi” me Premier Ligën përpara merkatos së verës.
Sulmuesi 26-vjeçar islandez iu bashkua skuadrës së Genoas nga AZ Alkmaar në janar të vitit 2022 në një marrëveshje me vlerë vetëm 1.5 milionë euro. Pas një fillimi paksa të ngadaltë, ai filloi të tregonte vetën dhe të shkëlqejë në skenën kryesore këtë sezon, raporton KosovaPress.
Duke folur për “The Telegraph”, Gudmundsson fillimisht pranoi mungesën e njohurive të tij për Genoan para lëvizjes së tij në janar 2022.
“Nuk kisha shumë kohë për të bërë ndonjë kërkim për trajnerin ose klubin, kështu që bëra një kërkim të shpejtë në Google përpara se fluturimi im të nisej pas një ore”, tha Gudmundsson.
“Gjithmonë kam qenë duke pritur për momentin dhe këtë sezon ka dalë nga unë. Jam shumë i kënaqur me atë që kam parë deri më tani këtë sezon. Kam pasur edhe statistika të mira sezonin e kaluar në Serie B, dhe kjo më dha njëfarë besimi për këtë sezon. E dija se kam pasur gjithmonë cilësitë, finalizim të mirë, pasim të mirë në fazën finale. Tani ndjej se më në fund po del. Nuk jam i sigurt se çfarë e bëri të dalë, ndoshta vetëm mosha, pjekuria dhe njohja më e mirë e ligës”, tha Gudmundsson.
Së fundi, Gudmundsson foli për thashethemet e tregut të transferimeve dhe interesimin e tij në Premier Ligën angleze.