Donat Syla është shpallur kampion i Ballkanit për të rinj në kampionatin që u zhvillua në Rumani, fundjavën e kaluar.
Në finalen e madhe, Syla u ballafaqua me boksierin nga Bosnja e Hercegovina, Kunovac Nijaz ndaj të cilit u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve.
“E vështirë ka qenë normalisht, por me përgatitje e kam bërë të mundshme edhe konkurrenca nuk ka qenë e lehtë. Në gjysmëfinale e kam pasur boksierin rumun, e kam fituar me rezultat unanim 5-0. Në finale e kam pasur kundërshtarin nga Bosnja, edhe atë e kam mposhtur me vendim unanim dhe u stolisa pastaj me medaljen e artë”, ka thënë Syla.
Duke folur për KosovaPress, Syla zbulon se kishte provokime nga boksierët serbë e rumunë, andaj kjo e bëri edhe më të rëndësishme ngritjen e flamurit të Kosovës mbi gjithë të tjerët.
Derisa renditë medaljet që ka fituar deri më tani, boksieri 18 vjeçar tregon hapur synimin që të shpallet edhe kampion i botës në boks.
Në rrugëtimin e tij, Syla thotë se ka mbështetjen e fuqishme të familjes, por diçka e tillë po mungon nga ana e shtetit.
“Ajo i ka marrë e para medaljet evropiane dhe botërore për senior, tani mund ta shohim edhe ne që nuk është e pamundur për ne që të marrim edhe ne medalje kur të dalim në kategorinë e seniorëve.. Në Kosovë nuk do të thoja por më pëlqen Tyson Fury, është anglez, e përcjell shumë, më pëlqen stili i tij dhe mundohem ta kopjoj. Atë lloj të stilit e kam”, tha deklaruar Syla.
Tejet i kënaqur me suksesin e Sylës është ndarë edhe sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli, i cili thotë se kishte pritur që boksieri kosovar të fitonte medalje në Rumani.